Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1kmh
100 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
14 °
Enj
8 °
E shtunë, 26 Nëntor, 2022

EMRI/ Pjesë e një bande kriminale, policia vë në pranga lezhjanin e rrezikshëm: Trafikonte drogë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim në ndërkombëtar është arrestuar nga Interpol Tirana dhe Policia e Lezhës, në kuadër të operacionit “Torino”. Sipas policisë, 38-vjeçari me iniciale Elton Dodaj,  akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale në fushën e lëndëve narkotike.

Mësohet se ndaj tij, Gjykata e Torinos në Itali ka caktuar masën “Arrest me burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në një organizatë kriminale. Më tej, “blutë” bëjnë me dije se kanë nisur procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit drejt Italisë.

Njoftimi i policisë

Finalizohet nga Policia e Lezhës dhe Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Torino”

Kapet dhe arrestohet, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 38-vjeçari në kërkim ndëkombëtar, pjesëtar i një organizate kriminale në fushën e narkotikëve.

Policia e Lezhës dhe Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin policor të koduar “Torino” si rezultat i të cilit u kap në Lezhë dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasi:

-E. D., 38 vjeç, banues në Lezhë, pasi Gjykata e Torinos, Itali, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në formën e bashkëpunimit organizatë kriminale, parashikuar nga Kodit Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma dhe agjencitë ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit drejt Italisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë




spot_img






spot_img