Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
77 %
2.1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
27 °
Mar
29 °
Mër
29 °
Enj
25 °
E diel, 22 Maj, 2022
spot_img

EMRI/ Përfitonte para duke mashtruar qytetarët, arrestohet 44  vjeçari në Delvinë, i sekuestrohen 200 mijë lekë të reja dhe një makinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 44 vjeçar është arrestuar ditrën e sotme nga Policia e Sarandës, pasi akuzohet se ka përfituar para me anë të mashtrimit. 

Bëhet fjalë për shtetasin Eglentin Çuni, 44 vjeç, lindur dhe banues në Delvinë, i cili u kap në momentin që do merrte shumën e  parave nga personat që ai kishte mashtruar.

Gjatë kontrollit, 44 vjeçarit iu sekuestrua shuma prej 200.000 lekësh të rinj, një celular dhe një automjet.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Përfitimi”.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Kapet dhe vihet në pranga 44-vjeçari që kërkonte të përfitonte një shumë parash duke mashtruar shtetas të tjerë.

Sekuestrohet shuma prej 200.000 lekësh të rinj, një celular dhe një automjet.

Shërbimet e Komisariati të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, në kuadër të hetimit të nisur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, si dhe pas kallëzimit të një qytetari se një shtetas kërkonte t’u merrte, me anë të mashtrimit, një shumë parash disa të tjerëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Përfitimi”, në kuadër të të cilit bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

– E. Ç., 44 vjeç, lindur dhe banues në Delvinë, për veprën penale “Mashtrimi”, i cili u kap në momentin që do merrte shumën e lekëve nga personat që kishte mashtruar.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi E. Ç., kërkonte të përfitonte me anë të mashtrimit, shumën prej 200.000 lekësh të rinj, nga familjarët e shtetasve K. R. dhe E. (A.) R., me pretendimin se 44-vjeçari kishte ndikuar në vendimin e dhënë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për t’i proceduar në gjendje të lirë shtetasit K. R., 34 vjeç dhe E. (A.) R., 39 vjeç

Shterasit K. R., 34 vjeç dhe E. (A.) R., 39 vjeç, më datë 08.05.2022, në Delvinë, dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 2 punonjësve të ujësjellësit dhe më pas u kanë dëmtuar edhe automjetin e ujësjellësit që kishin në përdorim.

Si rezultat i këtij operacioni u sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma prej 200.000 lekësh të rinj, një celular dhe një automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img