Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

EMRI/ Përfitoi 12 mijë euro me anë të mashtrimit, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi me anë të mashtrimit ka përfituar mijëra euro.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Krenar Begaj 50 vjeç,  i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

50-vjeçari ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shumën prej 12 mijë euro, nga një shtetas, me pretendimin se do t’i blinte një automjet.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mikro”, nga Seksioni i Kërkimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në DVP Tiranë.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për mashtrim.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një personi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mikro”.

Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën ”Hoxha Tasim”, është kapur dhe ndaluar shtetasi Krenar Begaj, 50 vjeç,  i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

50-vjeçari ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shumën prej 12 mijë euro, nga një shtetas, me pretendimin se do t’i blinte një automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë




spot_img








spot_img