Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
74 %
1.3kmh
54 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

EMRI/ Pedagogu i Elbasanit që kërkonte favore seksuale në këmbim të notës i shpëton drejtësisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-pedagogu i Universitetit të Elbasanit, Denis Himçi, i cili u arrestua nga policia pasi akuzohej për shfrytëzim posti duke kërkuar favore seksuale në këmbim të kalimit të studenteve që kishin marrë notë ngelëse, si dhe për ndikim të paligjshëm tek pedagogët e tjerë, por për të kaluar studente ngelëse, ka mundur që t’i shpëtojë drejtësisë.

Çështja e tij është pushuar nga prokurorja Elveta Stafa duke dërguar dosjen në Gjykatë për pushim të hetimeve. Gazetari Elton Qyno raporton se dosja është në tavolinën e gjyqtares Miranda Konica, e cila sot ka zhvilluar seancën e parë të gjykimit të kërkesës së prokuores Elveta Stafa, për pushimin e dosjes penale kundër, Denis Himçit.

Kujtojmë që Himçi u ndalua nga policia pas publikimit të disa pamjeve filmike nga një emision televiziv investigativ, ku ai shfaqej duke ngacmuar seksualisht një vajzë, ndërsa i kërkonte favore seksuale, në këmbim të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm për të marrë provimet tek pedagogët e tjerë të universitetit, por edhe tek lënda e tij.

Ai u arrestua në 17 shtator 2019 me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Por pas disa muaj qëndrim në burg, çështja penale kundër Himçit, kaloi për hetime të mëtejshme në prokurorinë e Elbasanit. Gjykata urdhëroi lirimin nga qelia të pedagogut të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.

Çështja penale kundër Himçit u mbajt nën hetim për plot 2 vite me rradhë, ndërsa akuzat u ndryshuan, duke rregjistruar dosjen për veprën penale të “Ngacmimit seksual”. Ndërsa sot edhe kjo akuzë është pushuar nga prokurorja e çështjes, Elveta Stafa.  

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img