Hapësire reklamuese

Aktualitet

EMRI/ Me 20 doza kanabis në çorape, kapet me drogë polici i burgut të Kukësit, dyshohet se ishte porositur nga një i dënuar

Shkruar nga Newsbomb

Punonjësi i Policisë në burgun e Kukësit, Kukdesi Mulaj 47 vjeç, është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga kolegët, pasi u kap gjatë hyrjes në këtë institucion me 20 doza të dyshuara lëndë narkotike, marijuanë.

Ai e kishte fshehur drogën brenda një pakete, të cilën e kishte futur poshtë çorapeve. 

Dyshohet se lënda narkotike të ishte porositur nga një i dënuar, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije. Punonjësi i policisë akuzohet tashmë për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” si dhe “Futja dhe posedimi i sendeve të ndaluara në IEVP”.

"Në datë 19.07.2022, rreth orës 23:00, u arrestua në flagrancë punonjësi i K.M me detyrë punonjës policie në IEVP Kukës, sepse rreth orës 15:00, gjatë hyrjes në institucion pas ushtrimit të kontrollit nga kolegët e tij, i është gjendur në këmbën e majtë poshtë çorapes i 1 (një) paketë me mbishkrimin “Malboro” e mbështjellë me ngjitës të tejdukshëm (natriban), ku brënda saj ishin 20 (njëzetë) doza të dyshuara lëndë narkotike (marijuanë), me peshë 16.65 gr.

Janë kryer veprimet e para dhe u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” sipas nenit 283 të Kodit Penal dhe “Futje dhe mbajtje e sendeve të ndaluara në I.E.V.P.” sipas nenit 324/a të Kodit Penal.

Vazhdojnë veprimet hetimore për punonjës dhe shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari", njofton Policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll