Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
81 %
0.5kmh
0 %
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
22 °
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

EMRI/ Mbi 43 mijë euro “të thata” në makinë, arrestohet 21-vjeçari në Fier, sekuestrohen paratë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Fierit ka sekuestruar mijëra euro që dyshohet se vinin nga një veprimtari kriminale.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Marjus Proko, 21 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz” me të cilin udhëtonte, iu gjetën 43.620 euro, për të cilat 21-vjeçari nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre. Nga veprimet hetimore dyshohet se shuma e parave është përfituar nga aktivitete kriminale në shtetin italian.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohen 43.620 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale, arrestohet një 21-vjeçar në Fier.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik, bazuar në informacionet për një shtetas që dyshohej se posedonte një shumë të konsiderueshme parash të përfituar nga veprimtaria kriminale, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni policor të koduar “Stafeta”.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasin Marjus Proko, 21 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz” me të cilin udhëtonte, iu gjetën 43.620 euro, për të cilat 21-vjeçari nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre. Nga veprimet hetimore dyshohet se shuma e parave është përfituar nga aktivitete kriminale në shtetin italian.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img