Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

EMRI/ Ky është 36-vjeçari i plagosur në Vlorë, reagon Policia: Po punojmë për të kapur autorët

Shkruar nga Newsbomb
EMRI/ Ky është 36-vjeçari i plagosur në Vlorë, reagon

Diego Hanaj është personi i cili ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Vlorë, në lagjen "Pavarësia".  

Uniformat blu bëjnë me dije se 36 vjeçari është plagosur në dorë para pallatit të tij, i cili tashmë ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Forca të shumta policore po ”krehin” zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve

Njoftimi i policisë:

Në lagjen "Pavarësia", para pallatit te tij, dyshohet se është plagosur në dorë, me armë zjarri shtetasi D. H, 36 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Vlorës. Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit. Ndërkohe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll