Hapësire reklamuese

Aktualitet

EMRI/ Kreu marrëdhënie seksuale me të miturën, arrestohet 65 vjeçari në Berat, ja çfarë iu gjet në banesë

Shkruar nga Newsbomb
EMRI/ Kreu marrëdhënie seksuale me të miturën, arrestohet 65

Një 65 vjeçar është arrestuar nga Policia në Berat, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Bëhet me dije se gjatë kontrollit të shtëpisë së shtetasit Xhevair Veizi u gjetën 2 krehëra arme zjarri dhe municione luftarake, të cilat janë sekuestruar nga policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. V., 65 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga ky shtetas, në Lushnjë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 krehëra arme zjarri dhe municion luftarak”, njofton Policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu