Hapësire reklamuese

Aktualitet

EMRI/ Kopjoi çelësat e zyrave dhe vuloste certifikatat familjare, arrestohet roja i Njësisë Administrative nr.2 në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
EMRI/ Kopjoi çelësat e zyrave dhe vuloste certifikatat familjare,

Artan Cikollari, roje në Njësinë Administrative nr.2 në Tiranë, është arrestuar nga policia, pasi kishte kopjuar çelësat e zyrave të kësaj njësie dhe plotësonte certifikatat familjare.

Ngjarja u zbulua nga punonjësit e këtij institucioni, të cilët rastësisht panë në kamerat e sigurisë se 53 vjeçari futej në zyra pas përfundimit të orarit zyrtar dhe vuloste certifikatat.

Ai u arrestua nga policia pas denoncimit të dy punonjëseve L.M dhe L.K, ku akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash”.

Cikollari e pranoi ngjarjen para prokurorit, por u justifikua duke thënë se ishte një fëmijë që do udhëtonte për ekskursion në Kosovë dhe i duhej certifikata urgjent, ndaj e vulosi dokumentin vetëm për ta ndihmuar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.