Tirana
scattered clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

EMRI/ Kishte mbushur servisin me automjete luksoze, arrestohet 38-vjeçari në Elbasan (AKUZA)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b4399655db8c5c0c053bdb0ac15f907c

Në 38-vjeçar është arrestuar sot nga policia e Elbasanit, pasi akuzohet për kontrabandë makinash.

Seksioni për Krimin Ekonomiko Financiar në Drejtorinë Vendore Elbasan ka arrestuar shtetasin Ervin Çerekja, banues në Lagjen “Shënkoll” të Elbasanit.

Çerekja akuzohet për veprën penale “Kontrabandë dhe mallra të tjerë”, “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë” si dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Nga hetimi rezulton se 38-vjeçari kishte në servisin e tij 25 automjete luksoze të cilat ishin hapur për pjesë këmbimi, ndërsa rezultoi se për asnjërën prej tyre ai nuk kishte kryer procedurat e zhdoganimit duke iu shmangur detyrimeve tatimore. Këto automjete ishin sjellë kryesisht në rrugë të dyshimta nga Anglia.

Materialet në ngarkim të 38-vjeçarit i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme hetimore.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img