Hapësire reklamuese

Aktualitet

EMRI/ Kishte mbushur oborrin e shtëpisë me kanabis, arrestohet 57 vjeçari në Mallakastër

Shkruar nga Newsbomb
EMRI/ Kishte mbushur oborrin e shtëpisë me kanabis, arrestohet 57

Një 57 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Mallakastër, pasi akuozhet për kultivim të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Muharrem Brahimaj, 57 vjeç, banues në Kash, Mallakastër.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi disa bimë narkotike, të dyshuara, kanabis.

Njoftimi i Policisë:

Mallakastër/Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, vihet në pranga 1 shtetas. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan edhe doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Muharrem Brahimaj, 57 vjeç, banues në Kash, Mallakastër, pasi gjatë kontrollit përreth banesës së tij, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesë u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu