Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
3.6kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
19 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

EMRI/ Kapet me 72 kg kokainë vlonjati i shumëkërkuar dhe dy zhytësa peruanë (Si futej droga me polumbarë në anije)

spot_img

Lajme të ngjashëm

7c7b75dac3fbb9654b405ca018edb430

Policia e Spanjës ka finalizuar me sukses dhe në një mënyrë spektakolare një operacion antidrogë.

Autoritetet deklaruan se dy zhytës nga marina peruane dhe një ish-detar tregtar janë arrestuar, pasi u përpoqën të shkarkonin një arkë me kokainë, që ishte fshehur në helikat nënujore të një anije tregtare, e cila vinte nga Callao.

Personat në fjalë udhëtuan në portin e Avilés, në Asturias, por përfunduan në prangat e policisë. Të arrestuarit peruanë u identifikuan si Meneses López, Edgar Sotomayor Urcuhuaranga dhe Luis Vasconsuelo Rodrigo.

Teksa ata shkarkonin drogën, shqiptari Auron Dule po i priste në automjet. Bëhej fjalë për 72 kilogramë lëndë narkotike!

Víctor Meneses López dhe Edgard Sotomayor ishin teknikë zhytjeje dhe shpëtimi (BSA), që punonin për Marinën Peruane. I arrestuari i tretë peruan, Luis Vasconsuelo Rodrigo, është një ish-anëtar i marinës tregtare të Perusë.

Prania e shqiptarit Auron Dule ka tërhequr vëmendjen e zyrtarëve të UDYCO-së, sepse ai është një person që kërkohej ndërkombëtarisht për përfshirje në një organizatë ndërkombëtare, që shpërndan kokainë në Evropën Lindore.

gazeta.jpg

Më shumë

spot_img