Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

EMRI/ Kanabis në formë çokollate në makinë, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Led Biba, 34 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Seat” me drejtues 34-vjeçarin te Ish-Fusha e Aviacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, në formë çokollate, të ndarë në pako.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Camel 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në formë çokollate, vihet në pranga poseduesi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Camel 2”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. B., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Seat” me drejtues shtetasin L. B., te Ish-Fusha e Aviacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, në formë çokollate, të ndarë në pako.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më shumë




spot_img








spot_img