Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
33 %
2.1kmh
0 %
Hën
13 °
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
11 °
Pre
13 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

EMRI/ Iu gjetën doza me kokainë në shtëpi, përfundon në pranga 56-vjeçari në Berat

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 56 -vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit, pasi iu gjetën disa doza me kokainë në banesë. Në pranga ka rënë shtetasi Bashkim Rama, 56 vjeç, banues në lagjen Kushtrim, Berat, të cilit iu gjetën dhe sekuestruan  doza me lëndë narkotike, e llojit kokainë. 

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza. Bie në prangat e Policisë 56-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë. Sekuestrohet lëndë narkotike kokainë e ndarë në doza.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Berat, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, ku si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Bashkim Rama, 56 vjeç, banues në lagjen Kushtrim, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme

Më shumë




spot_img








spot_img