Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
37 %
0.5kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
30 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

EMRI/ Ishte shpallur në kërkim për falsifikim monedhash, arrestohet 49-vjeçari në Elbasan

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 49-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi David Kallau, i cili më herët ishte dënuar nga gjykata e Elbasanit me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kapjen e personave në kërkim
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, shërbimet e Forcave Operacionale në DVP Elbasan, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

D.K, 49 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, dhe ndaj tij Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img