Hapësire reklamuese

Aktualitet

EMRI/ Ishte dënuar për kundërshtim të efektivit të policisë, vihet në pranga 45- vjeçari në Tropojë

Shkruar nga Newsbomb
EMRI/ Ishte dënuar për kundërshtim të efektivit të

Policia e Tropojës ka arrestuar një 45-vjeçar të shpallur në kërkim për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Në pranga ka rënë shtetasi Isa Mulgeci, 45 vjeç, banues në fshatin Lekurtaj, Tropojë.

Njoftimi i policisë:

Tropojë

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim.

Ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Isa Mulgeci, 45 vjeç, banues në fshatin Lekurtaj, Tropojë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, e cila e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit e 8 muaj burg, për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu