Hapësire reklamuese

Aktualitet

EMRI/ Identifikohet i riu që u plagos në Elbasan, qytetarët e gjetën në rrugë të shtrirë dhe e dërguan në spital

Shkruar nga Newsbomb
EMRI/ Identifikohet i riu që u plagos në Elbasan, qytetarët e

Klevis Cani është 30 vjeçari që u gjet i plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Kanë qenë qytetarët ata që e kanë parë të riun të shtrirë në rrugë dhe të mbuluar me gjak pas goditjes me thikë që kishte marrë, ndërsa e dërguan menjëherë në spital.

Aktualisht i riu ndodhet në sallën e operacionit, ku pas ndërhyrjes së mjekëve raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 22:15, në Urgjencën e Spitalit Rajonal në Elbasan, është dërguar i dëmtuar me thikë  shtetasi K. C., 30 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll