Hapësire reklamuese

Aktualitet

EMRI/Identifikohet 45 vjeçari i gjetur i pajetë në Fier, policia: Dyshohet të jetë vetëhelmuar, nuk janë konstatuar shenja dhune

Shkruar nga Newsbomb
EMRI/Identifikohet 45 vjeçari i gjetur i pajetë në Fier,

Neritan Goga, 45 vjeç, është personi i gjetur i pajetë në tokat e tij bujqësore në afërsi të burgut të Fierit.

Sipas policisë, dyshohet se Goga është vetëhelmuar, ndërkohë që nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Sot rreth orës 18:40, në fshatin Sheqishte është gjetur nga familjarët pa shenja jete në tokat e tij, shtetasi N. G., 45 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas është vetëhelmuar dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 45-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkakut të vdekjes”, njofton policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.