Hapësire reklamuese

Aktualitet

EMRI/ I vuri flakën ullishtes dhe rrezikoi disa banesa, arrestohet një person në Fier

Shkruar nga Newsbomb
EMRI/ I vuri flakën ullishtes dhe rrezikoi disa banesa, arrestohet një

Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë autorin e zjarrit në fshatin Rreth -Libofshë të Fierit.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Bani Mishtaku, i cili dyshohet se ka qenë duke djegur disa ferra, por zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe flakët kanë djegur qindra rrënjë ullinj, por kanë rrezikuar edhe disa banesa.

Njoftimi i Policisë:

Policia identifikon dhe vë në pranga autorin e zjarrvënies në fshatin Rreth-Libofshë, Fier.

Shërbimet e Policisë së Rendit dhe Forca e Posaçme “Shqiponjat”, me marrjen e njoftimit për zjarrin e rënë në tokat bujqësore dhe në disa sipërfaqe me ullinj të banorëve të fshatit Rreth-Libofshë, menjëherë kanë shkuar në ndihmë të banorëve të zonës duke punuar me mjete rrethanore për të bërë të mundur neutralizmin e flakëve që si pasojë e erës së fortë u përhapën me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe, pasi në shumë drejtime zjarrfikësja nuk futej dot për shkak të terrenit të vështirë.

Ndërkohë në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe falë veprimeve të shpejta të kryera nga strukturat hetimore të DVP Fier u bë e mundur identifikimi dhe shoqërimi në ambientet e policisë i autorit të dyshuar.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi B.M, në fshatin Rreth-Libofshë, dyshohet se duke djegur me zjarr disa ferra dhe barëra të thatë, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur qindra rrënjë ullinj të disa banorëve, një sipërfaqe shunë e madhe me shkurre e pemë frutore si dhe janë rrezikuar banesat e këtij fshati

Në vijim të veprimeve hetimore, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., banues në Fier, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll