Hapësire reklamuese

Aktualitet

Denoncoi i pari ekzistencën e listës me paga, Blendi Fevziu rezulton i vetëpunësuar me rrogë minimale

Shkruar nga Newsbomb
Denoncoi i pari ekzistencën e listës me paga, Blendi Fevziu rezulton i

Publikimi i pagave  të 630 mijë punonjësve shqiptarë në sektorin publik dhe privat ka bërë sot xhiron e rrjetit.

Ekzistenca e një databazeu njoftua në “Opinion” nga gazetari i njohur Blendi Fevziu. Ai tha se e dispononte atë, por që nuk do ta bënte publike pasi cënon të dhënat personale të mijëra qytetarëve shqiptarë.

Megjithatë në orët e para databaze qarkulloi në rrjetet sociale, kryesisht në “What’s App”, permes personave pulikë dhe privatë.

Menjëherë më pas në media nisën të rrjedhin shumat e personazhave të njohur nga bota e sportit, showbiz-it dhe gazetarisë. Bledi Fevziu vetë në këtë databaze rezulton i vetëpunësuar me rrogë minimale.

Kujtojmë që Qeveria ka reaguar duke theksuar se nga analizat paraprake nuk rezulton të ketë asnjë “eksport dixhital të databazës së pagave për periudhën “ janar-prill 2021.” Referuar reagimit zyrtar, databaza është e ndryshme nga ajo që përdor Ministria e Financave dhe nuk përmban fushën “Emri i Plotë”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll