Një 21-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia ka rënë në prangat e policisë së Fierit.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë Mateo Isufaj 21 vjeç, banues në Patos.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Laquila-s, Itali, me vendimin e datës 19.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Njoftimi i policisë:
Kapet në Patos dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 21-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht për trafikim të lëndëve narkotike.
Shërbimet e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Provizor”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit:
- I., 21 vjeç, banues në Patos.