Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
31 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

EMRI/ I dha arkë me peshk ish-zv.ministres, kush është avokatja 30-vjeçare me 4 super-biznese në Durrës, 2 janë agjenci peshkimi (DOKUMENTI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dje GJKKO vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, pas përgjimeve ku dëgjohej se kishte pranuar 1000 euro, një telefon dhe një arkë me peshk, për të futur në punë Florida Beun. Kjo e fundit është me profesion avokate, dhe kërkonte që të punësohej në dikasterin e Shërbimit Civil, pranë Ministrisë së Brendshme, shkruan Newsbomb.

Përveçse avokate, në emrin e saj në QKB rezultojnë të regjistruara 4 nipte, 4 super biznese në Durrës. Që prej vitit 4 korrik 2019 ajo menaxhon së bashku me vëllain e saj, Emirjan Beun, një kompani peshkimi e quajtur “Adriatic Sea Transport”. 30-vjeçarja hyri në këtë kompani pas largimit nga 50% të aksioneve të nënës së saj. Gazetari Elton Qyno mëson se dhe “arka e famshme” me peshk të egër që është përfolur në biseda telefonike, i është dhënë ish-zv.ministres Voda në ambientet e brendshme të portit të Durrësit.

Ndërkohë në 9 qershor 2021, Florida Beu, është bërë pronare me 50% të aksioneve tek kompania “AuraFish” në Durrës. Avokatja 30-vjeçare i ka blerë aksionet një biznesmeni nga Elbasani, Emiljan Leka. Edhe këtë kompani e zotëron së bashku me vëllain e saj.

E reja që ndodhet në “arrest shtëpie” dhe që nesër pritet të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, rezulton të jetë pronare dhe e një karburanti në qytetin e Durrësit. “Beu-Oil” i ka depozitat e naftës, brenda autoritet portual të Durrësit. Florida Beu është në këtë kompani në rolin e administratores dhe pronares me 50% të aksioneve. Ndërsa pjesën tjetër të aksioneve e menaxhon i afërmi i saj, Klaudio Beu. Kjo kompani është hapur në 7 gusht 2020 në qytetin e Durrësit. 

Nga verifikimet e Newsbomb në QKB, ka rezultuar se Florida Beu, është pronare dhe e një karburanti tjetër në Rrashbull të Durrësit. Ky karburant është i regjistruar me emrin “Harizi Petrol” dhe zotërohet plotësisht me 100% të aksioneve nga Florida Beu.

Screenshot 28 1

I çuditshëm është fakti se pse një vajzë 30-vjeçare me profesion avokate dhe me 4 biznese që të sjellin çdo ditë fitime marrëmendëse, të kërkojë të punësohet një një pozicion modest në në një dikaster të Ministrisë së Brendshme. Ndoshta përpos parave, për disa persona lakmohet dhe pushteti.

Më shumë

spot_img
spot_img