Hapësire reklamuese

Aktualitet

EMRI/ I dënuar në Zvicër për “Vjedhje” dhe “Pedofili”, arrestohet 45 vjeçari në Kukës

Shkruar nga Newsbomb
EMRI/ I dënuar në Zvicër për “Vjedhje” dhe

Policia ka arrestuar ditën e sotme me qëllim ekstradimi në Zvicër 45 vjeçarin Skënder Murtezi, 45 vjeç, banues në Koshare, Kosovë.  

Ai është i dënuar me 2 vite e 9 muaj burg në Zvicër për veprat  penale "Vjedhje, grabitje, rrahje, si dhe veprime të turpshme me të mitur",  teksa do të ekstradohet drejt shtetit zviceran ku do të vuajë dënimin.

Njoftimi i Policisë:

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Zvicrës, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat  penale "Vjedhje, grabitje, rrahje, si dhe veprime të turpshme me të mitur".

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Skënder Murtezi, 45 vjeç, banues në Koshare, Kosovë. 

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Zvicër, pasi Gjykata rajonale Aura Zvicër e ka dënuar me 2 vite e 9 muaj burg për veprat  penale "Vjedhje, grabitje, rrahje, si dhe veprime të turpshme me të mitur",  parashikuar nga legjislacioni penal i Zvicrës. 

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Zvicrës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll