Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
28 %
3.6kmh
0 %
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
8 °
E diel, 23 Janar, 2022

EMRI/ I dënuar me 8 vite burg në Itali, arrestohet lushnjari i shumëkërkuar

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 42-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjës, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Bëhet fjalë për shtetasin Amarildo Ajdini (Kërçuku), 42 vjeç, banues në Dushk.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Torinos, Itali e ka dënuar me 8 vite burg për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 42-vjeçari i dënuar me 8 vite burgim për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” në DVP Fier dhe me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit Amarildo Ajdini (Kërçuku), 42 vjeç, banues në Dushk.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 21.05.2020, e ka dënuar me 8 vite burgim për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img