Hapësire reklamuese

Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 6 vite burg për trafik droge, arrestohet në Kapshticë i shumëkërkuari

Shkruar nga Newsbomb
EMRI/ I dënuar me 6 vite burg për trafik droge, arrestohet në

Policia kufitare në Kapshticë ka arrestuar një 36 vjeçar i shpallur në kërkim për trafikim droge.

Markel Jani, 36 vjeç, banues në Korçë ishte i dënuar me 6 vjet burg nga gjykata e Tiranës për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Njoftimi i policisë:

Kapshticë – Ndalohet një shtetas në kërkim, i dënuar me 6 vjet burg për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Markel Jani, 36 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 20.05.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.