Hapësire reklamuese

Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg për trafikim droge, arrestohet në Durrës trafikanti i shumëkërkuar nga Italia

Shkruar nga Newsbomb
EMRI/ I dënuar me 25 vite burg për trafikim droge, arrestohet në

Një 55-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafikim të lëndëve narkotike, ka rënë në prangat e policisë së Durrësit.

Bëhet me dije se është arrestuar Edmond Kanakçiu (Kondakçiu), 55 vjeç, banues në lagjen nr., 13 Durrës, pasi autoritetet gjyqësore të Perugia-s, Itali, pas dhënies së vendimit për dënimin e 55-vjeçarit me 25 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të tij.

Pritet që 55-vjeçari të ekstradohet nga Shqipëria drejt Italisë, ku do tëë kryejë edhe dënimin.

Njoftimi i policisë Durrësit: 

I dënuar në Itali, me 25 vjet e 8 muaj burgim për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Durrës dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin, 55-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht.

Në vijim të punës për kapjen e personave të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinatat”, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin, të shtetasit në kërkim ndërkombëtar:

- Edmond Kanakçiu (Kondakçiu), 55 vjeç, banues në lagjen nr., 13 Durrës, pasi autoritetet gjyqësore të Perugia-s, Itali, pas dhënies së vendimit për dënimin e 55-vjeçarit me 25 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll