Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
80 %
1kmh
1 %
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
9 °
Die
10 °
Hën
4 °
E enjte, 27 Janar, 2022

Emri i Denar Bibës shkon në Kuvend, Komisioni i Ekonomisë jep “OK” për të drejtuar institucionin e rëndësishëm

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Denar Biba, ish-kryetar i KQZ, ka marrë miratimin e Komisionit të Ekonomisë për t’u zgjedhur në krye të Autoritetit të Konkurrencës. “I besuari” i socialistëve tashmë duhet të marrë dhe votëbesimin e deputetëve në Kuvend.

Emri i tij ka Kaluar për diskutime në Komisionin e Ekonomisë dhe me shumicë votash emri i Bibës i është dërguar Kuvendit.

Deanr Biba ka mbajtur dhe funksione të rëndësishme në disa Gjykata në vend, si ndihmës ligjor dhe këshilltar juridik. Veç eksperiencëve në Shqipëri, Denar Biba është thirrur si ekspert i pavarur, anëtar i grupit të ekspertëve ndërkombëtarë për hartimin e legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (me ftesë të Qeverisë së Republikës së Kosovës).

Autoriteti i Konkurencës

Autoriteti i Konkurrencës (AK) është institucioni publik i ngarkuar nga ligji për të mbrojtur konkurrencën e lirë dhe efektive në Shqipëri. Ky institucion ka për qëllim të mbrojë konkurrencën në vetvete, si një e mirë publike. Në këtë mënyrë, mbrojtja e konkurrencës efektive i shërben interesit publik.

Ky ligj është i zbatueshëm në të gjithë sektorët e ekonomisë, për të gjitha ndërmarrjet private dhe shtetërore, që e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për ndërmarrjet që veprimtarinë e ushtrojnë jashtë këtij territori, por pasojat e saj ndihen në tregun shqiptar.

Një tjetër detyrë e AK-së është të veprojë si nxitës e si avokat i konkurrencës dhe i interesave të konsumatorit, si dhe të vlerësojë aktet e ndryshme normative që mund të cenojnë konkurrencën. Një aspekt i rëndësishëm i ligjit të sotëm për mbrojtjen e konkurrencës është e drejta e çdo personi që, nëse pengohet në veprimtarinë e tij nga një marrëveshje e ndaluar apo nga një praktikë abuzive, t’i drejtohet drejtpërdrejt gjykatës.

Sipas ligjit, këta persona mund t’i drejtohen gjykatës së Tiranës me anë të një kërkesëpadie, pavarësisht faktit te nisjes së një procedure pranë AK-së. Në këtë mënyrë palët e interesuara kanë dy mundësi: të ankohen pranë AK-së ose të ngrenë padi pranë gjykatës së Tiranës. AK përbëhet nga:

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img