Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

EMRI-FOTO/ U gjet në Peqin i vrarë me dy plumba, viktima është ish-anëtari i bandës së Aldo Bares, pak muaj më parë ishte liruar nga burgu

Shkruar nga Newsbomb
EMRI-FOTO/ U gjet në Peqin i vrarë me dy plumba, viktima

Autoritetet kanë identifikuar trupin e pajetë të gjetur ditën e sotme në lagjen “Çezmë” në Peqin, i cili ishte ekzekutuar me 2 plumba, një në shpinë dhe një në brinjë.

Viktima është Alban Semaku, 38 vjeç, banues në Lushnje, i cili njihet si një nga ish-anëtarët e bandës së Aldo Bares dhe si një person me precedentë të mëparshëm penal.

Policia bën me dije se viktima deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali. Në vitin 2006, ky shtetas është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës, me vendimin e datës 28.08.2003 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, ndodhur në qytetin e Lushnjës, kryer në kuadër të organizatës kriminale të Lushnjës.

Më datë 16.03.2015 është arrestuar në flagrancë, pasi në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, për motive të dobëta, ka kanosur për jetën, me armë zjarri, shtetasin M. T. Semaku kishte vetemë pak muaj që ishte liruar nga burgu.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për verifikimin e identitetit të shtetasit të vrarë me armë zjarri, i cili është gjetur në afërsi të lumit Shkumbin, në lagjen Çezmë, Peqin, pas verifikimeve të kryera, rezultoi se ishte shtetasi Alban Semaku, 38 vjeç, banues në Lushnjë, i cili deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali.

Në vitin 2006, ky shtetas është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës, me vendimin e datës 28.08.2003 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, ndodhur në qytetin e Lushnjës, kryer në kuadër të organizatës kriminale të Lushnjës.

Më datë 16.03.2015 është arrestuar në flagrancë, pasi në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, për motive të dobëta, ka kanosur për jetën, me armë zjarri, shtetasin M. T. Gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj shtetasit Alban Semaku, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit “Zastava”, një kre hër pistolete me 6 fishekë dhe dy doza heroinë.

Me vendimin e datës 16.11.2015 të Gjykatës së Rrethit Lushnjë është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja” dhe është liruar nga burgu 06.05.2021, pasi ka vuajtur dënimin në I.E.V.P Peqin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese