Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

EMRI – FOTO/ Djali denoncoi humbjen e tij 1 muaj më parë, ky është 70 vjeçari që u gjet i dekompozuar në një kanal në Fier

Shkruar nga Newsbomb

Policia ka identifikuar personin që u gjet pajetë dhe i dejkompozuar në një kanal në qytetin e Fierit.

Viktima është 70 vjeçari Sotiraq Peto, banues në lagjen “15 Tetori”, ndërkohë që djali i tij kishte bërë kallëzim në polici një muaj më parë. I moshuari vuante nga sëmundja e sklerozës.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e sotme, u bë identifikimi i shtetasit i cili u gjet i dekompozuar në një kanal në fshatin Mujalli, shtetasi Sotiraq Peto, 70 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori” Fier, për të cilin djali i tij ka bërë kallëzim në Polici në datë 28.10.2021 se i ati (i cili vuan nga sëmundja e sklerozës) është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Gjatë kqyrjes paraprake nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit Sotiraq Peto nuk janë konstatuar shenja dhune. Materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese