Tirana
light rain
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
2.1kmh
75 %
Sht
22 °
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
33 °
Mër
34 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

EMRI/ Dyqane, lokale dhe aparatamente, Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurive të lushnjarit, i dënuar për prostitucion

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria e Lushnjës ka kërkuar sekuestrimin e 7 pasurive të shtetasit Fatmir Abdurraman, i dënuar më herët në Itali për shfrytëzim prostitucioni.

Në njoftimin e Prokurorisë bëhet me dije se hetimet kanë nisur 1 vit më parë lidhur përfitimin e pasurisë së këtij shtetasi.  

albsig

Prokuroria ka kërkuar konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit pasuritë e Adburramanit të cilat dyshohet se i ka përfituar nga veprimatri të paligjshme.

Bëhët fjalë për pasuri si: apartamente, garazhd, dyqan dhe lokal.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje ka përfunduar hetimet e procedimit pasuror nr.3, të vitit 2021, dhe bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, ka dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë Lushnjë kërkesën për konfiskimin e pasurive të shtetasit F.A.,i dënuar në shtetin italian për kryerjen e veprave penale “Favorizim e shfrytëzim prostitucioni”, etj.

Ky procedim pasuror ka filluar mbi bazën e materialeve referuese të dërguara nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe verifikimeve të tjera të kryera ndaj shtetasit F.A. dhe afërmëve të tij.

Më konkretisht, është kërkuar konfiskimi dhe kalimi në pronësi të shtetit tështatë pasurive të paluajtshme të shtetasit F.A. si më poshtë:

Pasuria Nr.221314-N13, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 27.03 m2 e llojit “njësi shërbimi”;

Pasuria Nr.22/314-N14. z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 184.11 m2, e llojit “njësi shërbimi”;

Pasuria Nr.22/314-N15, zk.8571, Lushnje, me sipërfaqe 54.9 m2, e llojit “njësi shërbimi”;

Pasuria Nr.221314-G. z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 107.95 m2, e llojit “garazhd”;

Pasuria Nr. 18/199+2-89, Lushnje, me sipërfaqe 130.58 m2, e llojit “apartament”;

Lokal shërbimi me sipërfaqe 64,8 m2;

Apartament me nr.3, kati IV, kuota 18.63, me sipërfaqe 78,49m2;

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img