Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

EMRI/ Drejtonte shtëpitë e barit në Spanjë, ky është “bossi” i klanit shqiptar të drogës

Shkruar nga Newsbomb
EMRI/ Drejtonte shtëpitë e barit në Spanjë, ky

Dy ditë më parë rreth 1 ton drogë dhe  25.000 bimë marihuanë u sekuestruan gjatë gjatë 51 kontrolleve të kryera në Tarragona, Barcelonë, Girona dhe Castellon.

Operacioni i koduar “Dobra” (Dyfish) i Policisë Kombëtare të Spanjës, në bashkëpunim me Mossos d’Esquadra dhe autoritetet e Gjermanisë dhe Shqipërisë, si dhe me mbështetjen e Europolit ka çuar në arrestimin e 107 personave, ku 60 prej tyre rezultuan të ishin shqiptarë.

Sipas Report Tv mësohet se në krye të këtij grupi mafioz është shqiptari Stefan Curri, me origjinë nga Puka.  Ai vetë u arrestua gjatë operacionit që u zhvillua më 13 korrik.

Sipas hetimeve Curri me lidhjet e tij rekrutonte ushtarë kryesisht nga zona Pukë dhe Mirditë u paguante avionin duke i ftuar si turist dhe ktheheshin në punëtorë e roje.

Më herët Policia spanjolle bëri me dije se hetimet kishin filluar në qershor të vitit të kaluar, pas njoftimit për një rrjet kompleks lehtësuesish, të cilët dyshoheshin se po mbulonin një organizatë me origjinë shqiptare për t’u vendosur në Spanjë.

Ky rrjet ishte i përbërë prej profesionistësh nga sektorët e pasurive të paluajtshme dhe të energjisë elektrike, ndër të tjera, të cilët kundrejt pagesës paraprake ndihmuan organizatën të vendoset në Spanjë, duke u siguruar atyre logjistikën dhe infrastrukturën e nevojshme për kultivimin e marihuanës. Pas kryerjes së këtij kultivimi masiv marihuana shpërndahej në vende të ndryshme të Evropës, përfshirë Gjermaninë, ku vlera e drogës shumëfishohej me pesëfish.

Droga prodhohej e përpunohej në Spanjë, e destinacionin përfundimtar kishte Gjermaninë, ku dhe shitej. Banda u pikas nga autoritetet për shkak të shpenzimit të tepërt të energjisë elektrike. Vetëm në një periudhë kohore prej 3 muajsh, në total ata kishin shpenzuar rreth 6 mln euro energji.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll