Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
1.5kmh
40 %
Sht
29 °
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
31 °
Mër
33 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

“Emri dhe vepra juaj janë kontribut për kombin”, Nikolla uron profesor Rexhep Qosen për ditëlindje

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ka dërguar një letër urimi profesorit dhe akademikut të shquar Rexhep Qosja, i cili sot feston 86 vjetorin e lindjes. Kryetarja e Kuvendit vlerëson veprën dhe emrin e Qoses dhe thotë se ato janë kontribut për kombin shqiptar.

“Sot, ditëlindja e Akademikut të shquar, Rexhep Qosja. Vepra  shkencore, publike e kombëtare e Akademikut  Rexhep Qosja, kushtuar  letërsisë, kulturës, historisë dhe botës shqiptare, emancipimit politik, shoqëror e kombëtar dhe afirmimit të vlerave të qytetërimit shqiptar përbëjnë një kontribut madhor për kombin.

albsig

I dashur Profesor, shëndet e jetë të gjatë dhe vijim të krijimtarisë së begatë në shërbim të kombit shqiptar!  Ju uroj të vijoni këto kontribute, me erudicionin, përkushtimin, patriotizmin, thjeshtësinë dhe madhështinë Tuaj”, shkruan Lindita Nikolla dhe ndan foton e letrës së urimit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img