Derën brenda selisë së PD-së e shkelmoi një person me precedentë të rëndë kriminalë, i kërkuar nga drejtësia Britanike.
Bëhet fjalë për hasianin Fatjon Dautaj, apo Fatjon Dauti, i akuzuar si një prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës në Britaninë e Madhe.
Kreu i PD-së Lulzim Basha tha se Dautaj shoqërohej nga Dritan Berisha një ish-oficer i policisë, me lidhje familjare me të. Basha kërkoi që prokuroria të veprojë për arrestimin e menjëhershëm të Dautajt.
“Prej Sali Berishës, sot po merremi prap me Sali Berishës, i cili po zbrazet mbi dyert, i shoqëruar nga Fatjon Dautaj, narkotrafikanti i kërkuar nga drejtësua britanike.
Në praninë e një familjari të tij, ish-oficer i policisë Dritan Berisha, një simbiozë e tmerrshme. PD i kërkon Prokurorisë të veprojë, ta arrestojë dhe të nisë menjëherë procedurat për ekstradimin në Britaninë e Madhe”, tha Basha.
Sakaq, PD ka bërë kallëzim penal për hyrjen në PD dhe shkelmimin e derës ku mbajti mbledhjen Sali Berisha me komisionin e tij të rithemelimit.
Momenti kur Dautaj shkelmon derën brenda selisë së PD: