Hapësire reklamuese

Aktualitet

EMRI/ Biskota dhe karamele me kanabis, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë, një tjetër shpallet në kërkim

Shkruar nga Newsbomb
EMRI/ Biskota dhe karamele me kanabis, arrestohet 21-vjeçari në

Një person është arrestuar në Tiranë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi tregtonin produkte të kontrabanduara në vendin tonë.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Ardit Bala, 21 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi T. T., 26 vjeç.

Personat në fjalë tregtonin produkte me përbërje kanabisi, të dyshuara të kontrabanduara në vendin tonë.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Mix”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare.

Tregtonin produkte të kontrabanduara në vendin tonë, vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohen produkte të ndryshme që dyshohet se kanë në përbërje lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një shtetas që tregtonte produkte me përbërje kanabisi, të dyshuara të kontrabanduara në vendin tonë, menjëherë kanë organizuar operacionin policor të koduar "Mix”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi A. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi T. T., 26 vjeç.

Gjatë kontrollit në dyqanin e shtetasit T. T., me punonjës shtetasin A. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, produkte të ndyshme të dyshuara të kontrabanduara, të cilat sipas mbishkrimit në paketim, kishin në përbërje lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll