Hapësire reklamuese

Aktualitet

EMRI/ Arrestohet në Tiranë 33 vjeçari i shumëkërkuar, i dënuar me 10 vite burg për “Vjedhje me dhunë”

Shkruar nga Newsbomb
EMRI/ Arrestohet në Tiranë 33 vjeçari i shumëkërkuar,

Policia e Tiranës ka arritur të arrestojë ditën e sotme 33 vjeçarin Preng Gjoni, i shpallur në kërkim që prej vitit 2016.

Ai u arrestua në një palestër në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet, teksa akuzohet për veprën penale “Vjedhje me dhunë” dhe është i dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Sarandës

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.2, operacioni policor i koduar “Palestra”.

Kapet dhe ndalohet 33-vjeçari i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.2, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rruge operative se në një palestër në rrugën “Jordan Misja” ndodhej një person në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacioni policor “Palestra” në kuadër të cilit ndaluan shtetasin:

Preng Gjoni, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë në vitin 2016, e ka dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Shtetasi Preng Gjoni, do ti dorëzohet Komisariatit të Policisë Sarandë, për veprime të metejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.