Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
1kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

EMRI/ Arrestohet lezhjani, policia i gjen dhe sekuestron 2 granata dore gati për shpërthim

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 52-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi iu gjetën në banesë dy granata luftarake me ndezës të montuar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e shtetasit Agron Kovacaj, 52 vjeç, banues në fshatin Kallmet, Lezhë, policia gjeti dhe sekuestroi 2 granata dore gati për shpërthim.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale.

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, vënë në pranga një shtetas që mbante në banesë dy granata luftarake me ndezës të montuar.

Sekuestrohen 2 granata me ndezës të montuar.

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që mbajnë sende të kundraligjshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, në fshatin Kallmet, Lezhë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A.K.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy granata luftarake me ndezës të montuar.

Në përfundim të veprimeve, specialistët bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit” të shtetasit A.K., 52 vjeç, banues në fshatin Kallmet, Lezhë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Lezhë për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img