Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
38 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

EMRI/ Akuzohet për “falsifikim dokumentesh” dhe “deklarim të rremë”, avokatët e SPAK kërkojnë pezullimin nga detyra për anëtarin e KLGJ

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shoqata e Anëtarëve Antikorrupsion ka kërkuar me anë të një lere drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë pezullimin nga detyra të anëtarit të KLGJ-së Alban Toro, pasi ky i fundit akuzohet për “falsifikim dokumentesh” dhe “deklarim të pavërtetë”.

Sipas tyre, zgjedhjea e tij si anëtar i KLGJ-së është bërë në mënyrë të paligjshme, pasi janë shkelur rëndë procedurat për zgjedhjen e tij.

“Në kushtet kur nga Gjykata është urdhëruar regjistrimi i procedimit penal sipas kallëzimit e shikojmë të arsyeshme pezullimin nga detyra të shtetasit Alban Toro deri në përfundimin e hetimeve pasi vendimet që do merren prej tij në kuadër të ushtrimit të detyrës mund të cënojnë interesat e gjyqtarëve në vendimmarrje sipas ligjit të Këshillit të Lartë Gjyqësor”- shkruhet në shkresën e shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion.

Sipas avokatëve të SPAK, Alban Toro dyshohet se ka dorëzuar dokumente të falsifikuara për t’u zgjedhur anëtar i KLGJ, duke mashtruar me vitet e tij të punës. Ligji thotë se një anëtar i KLGJ-së duhet të ketë 10 vite punë pa ndërprerje si avokat, por Toro nuk e përmbush këtë kusht, pasi nga data 2 mars 2010 deri në datën 20 shtator 2011 e ka pezulluar aktivitetin e tij, por këtë fakt nuk e ka paraqitur në dokumentet që ka dorëzuar në Kuvend.

Më shumë

spot_img