Hapësire reklamuese

Aktualitet

Emri/ Aksidentoi për vdekje 12-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohet efektivi i policisë kufitare

Shkruar nga Newsbomb
Emri/ Aksidentoi për vdekje 12-vjeçarin në Gjirokastër,

Policia ka arrestuar efektivin Estien Dine, i cili një ditë më parë përplasi për vdekje një 12 vjeçar në hyrje të fshatit Valare, në Gjirokastër.

Policia bën me dije se Drejtoria Rajonale e AMP Vlorë-Gjirokastër arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor, 24 vjeç, me detyrë Trup shërbimi në kufirin e gjelbër në Stacionin e Policisë Kufitare Kakavijë, në DVKM Gjirokastër.

I riu duke drejtuar automjetin Mercedes Benz në aksin rrugor Shën Todhër-Valare, në hyrje të fshatit Valare ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal në ngarkim të punonjësit të policisë E.D.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese