Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
49 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
27 °
Mar
29 °
Mër
30 °
E shtunë, 21 Maj, 2022
spot_img

EMRAT/ Zhvillohet mbledhja e parë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, këta janë anëtarët e zgjedhur me short nga Presidenti Meta

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka zhvilluar mbledhjen e parë  për vitin 2022, ku merrnin pjesë të gjithë anëtarët e përhershëm dhe zëvendësues, me përjashtim të gjyqtarëve Sokol Binaj dhe Ridvan Hado.

Mbledhja u drejtua nga Marsida Xhaferllari, zëvendëskryetare e KED, ndërrohë që në mbledhje u bë konstituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i zgjedhur me short nga Presidenti i Republikës, në datën 03.12.2021, me këtë përbërje:

1. Marsida Xhaferllari nga Gjykata Kushtetuese

2. Elsa Toska nga Gjykata Kushtetuese

3. Sokol Binaj nga Gjykata e Lartë

4. Anila Leka nga Prokuroria e Përgjithshme

5. Edlira Petri nga Gjykatat e Apelit

6. Enton Dhimitri nga Gjykatat e Apelit

7. Arta Marku nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

8. Etien Kapo nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

9. Klodiana Mema (Veizi) nga Gjykatat Administrative

Anëtarët Zëvendësues të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të zgjedhur me short me të njëjtën procedurë, janë si më poshtë:

1. Altin Binaj nga Gjykata Kushtetuese

2. Sandër Simoni nga Gjykata e Lartë

3. Thoma Jano nga Prokuroria e Përgjithshme

4. Ridvan Hado nga Gjykata e Apelit

5. Genti Xholi nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

6. Erarbër Madhi nga Gjykatat Administrative

Njoftimi i plotë:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), i zgjedhur për të ushtruar veprimtarinë e tij kushtetuese përgjatë vitit 2022, zhvilloi mbledhjen e tij të parë, sot në datën 17.01.2022, në orën 15.00, me këtë rend dite:

1. Kostituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me përbërjen e zgjedhur për të ushtruar funksionet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore për vitin kalendarik 2022.

2. Çështje të mbështetjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me mjete buxhetore, personel administrativ, ambiente dhe pajisje pune nga Gjykata e Lartë për vitin 2022.

3. Të tjera.

Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë të gjithë anëtarët e përhershëm dhe zëvendësues, me përjashtim të gjyqtarëve Sokol Binaj dhe Ridvan Hado, që kishin arsye objektive (shëndetësore dhe pune). Mbledhja e sotme e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi u drejtua nga Znj. Marsida Xhaferllari, zëvendëskryetar i KED.

Në mbledhje morën pjesë gjithashtu Avokatja e Popullit, përfaqësuesit e autorizuar të Kryetarit të Kuvendit dhe të Presidentit të Republikës, si dhe përfaqësues të misionit të asistencës OPDAT.

KED vlerësoi se me konstituimin e tij, ky organ duhet të angazhohet menjëherë për të përmbushur të gjitha kompetencat dhe detyrimet që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji, lidhur me verifikimin, vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për pozicionet vakante për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Në vijim të mbledhjes, në zbatim të rendit të ditës, Këshilli u njoh me masat e marra nga Gjykata e Lartë për mbështetjen e shtuar administrative, buxhetore dhe me burime njerëzore për veprimtarinë e KED me qëllim përballimin e ngarkesës së punës së Këshillit gjatë vitit 2022. Duke vlerësuar masat e marra në këtë drejtim, Këshilli vlerësoi të evidentojë nevojën për saktësimin e mënyrës së shpërblimit të anëtarëve të tij përmes planifikimit buxhetor në kohën e duhur sipas parashikimeve ligjore. Po ashtu, Këshilli evidentoi edhe nevojën për efektivitetin e burimeve njerëzore administrative, duke kërkuar që këto burime t’i japin përparësi funksioneve në KED e për rrjedhojë, të lehtësohen nga ngarkesa e punës pranë Gjykatës së Lartë.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, bazuar në nenin 5/1 të vendimit nr. 2/2019 “Për procedurën e shortit të caktimit të relatorëve për pozicionet vakante në cdo institucion”, i ndryshuar, vendosi të zhvillimin e procedurës së shortit të relatorit dhe këshilltarit për listën e kandidaturave të paraqitura në dhjetor 2021 pranë KED, për vendin vakant të ish gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese Z. Fatmir Hoxha në datën 20.01.2022, ora 15.00, për organizimin e hedhjes së shortit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img