EMRAT/ Vriten me armë zjarri dy vëllezër në Krujë, Policia në ndjekje të autorit (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 23:23 04-06-2020 EMRAT/ Vriten me armë zjarri dy vëllezër në Krujë, Policia në ndjekje të autorit (DETAJE) Foto ilustruese

Dy vëllezër kanë humbur jetën mbrëmjen e sotme në Krujë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Sipas Policisë, rreth orës 22:25 në fshatin Gramëz në rrethana ende të paqarta janë plagosur më armë zjarri shtetasit Gramoz Bardhi 34 vjeç dhe Xhentil Bardhi 24 vjeç, (vëllezër), të cilët janë dërguar në spital por rrugës kanë ndërruar jetë.

Në ndihmë të Komisariatit të Policisë Krujë kanë shkuar dhe forca të DVP Durrës dhe FNSh e Tiranës ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit, shtetasit Roland Pula.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhë në ndihmë të tyre janë nisur dhe Specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Krujë po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i vrasjes të jetë bërë hasmëria.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 04.06.2020, rreth orës 22:25, në fshatin Gramëz, Krujë, në rrethana ende të paqarta  janë plagosur më armë zjarri shtetasit G.B., 34 vjeç, dhe Xh.B., 24 vjeç, (vëllezër), të cilët janë dërguar në spital por rrugës kanë ndërruar jetë

Në ndihmë të Komisariatit të Policisë Krujë kanë shkuar dhe forca të DVP Durrës dhe FNSh e Tiranës ku  vijon krehja  e zonës për  kapjen e autorit.

Menjëherë  është ngritur Grupi hetimor  dhë në ndihmë të tyre janë nisur dhe Specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit  Krujë po punohet  për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010048866271973
array(1) { ["section"]=> string(92) "emrat-vriten-me-arme-zjarri-dy-vellezer-ne-kruje-policia-ne-ndjekje-te-autorit-detaje-209085" }