Policia ka vënë në pranga 2 persona në Skrpar, të cilët vidhnin energjinë elektrike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme.
Mësohet se në pranga kanë rënë Ferruzan Shallarin, 65-vjeç dhe Ernest Shallari 41 vjeç, të dy banues në Gjerbës, Skrapar.
Burime për newsbomb bëjnë me dije se Ferruzan Shallari është Administratori i njesisë administrative Zhep dhe e ka të përsëritur vjedhjen e energjisë, ndërsa Shallari është arrestuar për lidhje të pa ligjshme për një pulari.
Njoftimi i Policisë:
Vidhnin energji elektrike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme, vihen në pranga 2 shtetas. Shërbimet e Policisë Skrapar, bazuar në informacionet e marra se dy shtetas përfitonin energji elektrike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme, së bashku me punonjësit e OSHEE-së, organizuan punën dhe ushtruan kontroll në banesat e shtetasve F. Sh. dhe E. Sh., ku konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Krimet arrestuan në flagrancë shtetasit F. Sh., 65 vjeç dhe E. Sh., 41 vjeç, të dy banues në Gjerbës, Skrapar, për veprën penale "Vjedhja e energjisë elektrike". Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.