Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka firmosur ditën e sotme urdhrin për pezullimin nga detyra të dy specialist-psikologëve në sektorin e çështjeve shoqërore pranë IEVP Reç në Shkodër.
Mësohet se janë pezulluar Arnaldo Hoxha dhe Mario Laloshi, ndërkohë që ka filluar edhe hetimi administrativ për të dy.
Këta dy punonjës janë pushuar nga detyra dhe më pas janë arrestuar, pasi nga pamjet e shfaqur nga emisonin "STOP", ata marrin para nga një personi i prezantuar si familjari i të dënuarit M.T., i cili po shlyen dënimin në IEVP Reç, Malësi e Madhe.
Vlerat monetare këta punonjës i kanë marrë në këmbim të ofrimit të raporteve pozitive të sjelljes së tyre në institucion me qëllim përfitimin e uljes së dënimit në Gjykatë. Si dhe ndryshimin e listës së numrave telefonik që cdo i burgosur deklaron për të folur me të afërmit e tij.
Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim më njëri tjetrin me veprime aktive konkrete kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i personavë që ushtrojnë funksione publike e kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 259 e 25 i Kodi Penal.
Njoftimi i Ministrisë:
Me urdhër të ministrit të Drejtësisë z.Ulsi Manja u pezulluan nga detyra: - Arnaldo Hoxha dhe Mario Laloshi, që të dy me funksionin specialist-psikolog në sektorin e çështjeve shoqërore pranë IEVP Reç në Shkodër.
Ministri z.Manja e firmosi urdhërin për pezullimin e të dy punonjësve dhe fillimin e hetimit administrativ ndaj tyre. Ndërkaq, për në IEVP Reç janë nisur grupet e inspektimit nga DPB dhe SHKBB për të zbardhur rastin.
Njoftim për shtyp
Sot në datë 06.10.2021, Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brëndshëm në Burgje mbas denoncimit të bërë në emisionin investigativ “STOP”, në TV Klan, të datës 05.10.2021, ku dy punonjës me detyrë specialist të Sektorit të Edukimit dhë Cështjeve Shoqërore në IEVP Reç, Malësi e Madhe, shfaqen duke marrë një sasi vlerash monetare, ka bërë arrestimin e shtetasve;
1-Mario Federik Laloshi, i datëlindjes 11.08.1984, lindur e banues në Shkodër, me detyrë specialist i sektorit të edukimit dhe çështjeve shoqërore në IEVP Reç, Malësi e Madhe.
2-Arnaldo Ilir Hoxha, i datëlindjes 12.04.1990, lindur në Elbasan e banues në Tiranë me detyrë specialist i sektorit të edukimit dhe çështjeve shoqërore në IEVP Reç, Malësi e Madhe.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë transmetimit në emisionin “Stop” në Tv Klan të datës 05.10.2021, këta punonjës shfaqen në pamje audio dhe video duke i marrë vlera monetare një personi i prezantuar si familjari i të dënuarit M.T., i cili po shlyen dënimin në IEVP Reç. Malësi e Madhe.
Vlerat monetare këta punonjës i kanë marrë në këmbim të ofrimit të raporteve pozitive të sjelljes së tyre në institucion me qëllim përfitimin e uljes së dënimit në Gjykatë. Si dhe ndryshimin e listës së numrave telefonik që cdo i burgosur deklaron për të folur me të afërmit e tij.
Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim më njëri tjetrin me veprime aktive konkrete kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i personavë që ushtrojnë funksione publike e kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 259 e 25 i Kodi Penal.
Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Shërbimi i Kontrollit të Brëndshëm në Burgje, mbetet i përkushtuar në misionin për garantimin e zbatimit të ligjit në sistemin e burgjeve, si dhe goditjen e çdo rasti paligjshmërie.