Tirana
clear sky
-7.5 ° C
-7.5 °
-7.5 °
73 %
1kmh
0 %
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
11 °
E martë, 25 Janar, 2022

EMRAT/ U kapën duke transportuar 950 kg drogë nga Shqipëria drejt Italisë, dënohen me 70 vite burg trafikantët, mes tyre disa shqiptarë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykatësja italiane Laura ka dhënë rreth 70 vite burg për grupin e trafikantëve që u kapën në vitin 2018 duke trafikuar 950 kilogram kanabis nga Shqipëria drejt Italisë.

Mes të arrestuarve janë edhe disa shqiptarë, të cilët ishin pjesë e grupit të trafikantëve. Gjatë aksionit të policisë u arrestuan 15 persona, ndërkohë që u shpallën në kërkim 24 të tjerë.

Këto janë dënimet për të arrestuarit:

16 vjet (krahasuar me 18 të kërkuara nga prokurori) për Alban Limaj, një shqiptar 33-vjeçar;

14 vjet e 4 muaj (kërkesa ishte për 20 vjet) për Teodoro Vindice , 55 vjeç, nga Brindisi; 7 vjet e 4 muaj (kërkesa ishte për 8 vjet e 8 muaj) për 29-vjeçarin shqiptar Alvaro Aliaj që banonte në marinën e Leçes të Frigole;

5 vjet e 8 muaj (kërkohej, 8 vjet e 8 muaj) për Erfan  Bajrusi, 25 vjeç nga Leçe që jeton në Casalabate;

3 vjet, 4 muaj dhe një gjobë prej 20,000 euro (kërkesa ishte për 4 vjet, 3 muaj, 10 ditë, plus një gjobë prej 44,790 euro) për Mario Epicoco, 40 vjeç, nga Brindisi;

5 vjet, plus një gjobë prej 30,000 euro (kërkohej: 3 vjet, 4 muaj, plus një gjobë 28,000 euro), për Geraldo Ismailaj, një shqiptar 42-vjeçar, me vendbanim në Valsamoggia (Bolonja);

3 vjet e 4 muaj, plus një gjobë prej 20 mijë eurosh (kërkohej: 3 vjet e gjysmë, plus 32 mijë euro gjobë), për Claudio Rillo , 56 vjeç, nga Brindisi;

7 vjet e 8 muaj (krahasuar me 12 vjet e dy muaj të kërkuara nga prokurori) për Vitantonio Roma, 46 vjeç, nga Brindisi;

5 vjet dhe 4 muaj (krahasuar me 8 vjet, 10 muaj dhe 20 ditë të kërkuara nga prokurori) për Antonio Summa , 29 vjeç, nga Brindisi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img