Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
1.5kmh
75 %
Mër
13 °
Enj
11 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
17 °
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

EMRAT: Tre të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme në Gjirokastër, në Lezhë kapet 73-vjeçari duke i vënë zjarrin kodrës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre persona janë proceduar nga policia e Gjirokastrës për zjarrvënie të qëllimshme.

Vangjel Baruha, Mihal Binjaku dhe Pëllumb Çani janë ndaluar në Mashkullorë, Dropull dhe Qesarat me akuzën e shkatërrimit të pronës me zjarr.

Sakaq, në Lezhë është ndaluar një 73-vjeçar pasi i kishte vënë zjarrin kodrës.

Njoftimi i policisë Gjirokastër

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, të angazhuara maksimalisht për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve në territorin e qarkut Gjirokastër.

Procedohen penalisht 3 shtetas për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori për veprën penale ” Shkatërrimi i pronës me zjarr”  për shtetasin P. Ç., 57 vjeç, banues në Mashkullorë,  pasi dyshohet se ky shtetas është autor i zjarrit në fshatin Mashkullorë, ku si pasojë është djegur sipërfaqe toke e konsiderueshme me bimësi të ndryshme.

Shërbimet e Postës së Policisë Dropull referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” për shtetasin V. B., 67 vjeç, banues në fshatin Llovinë, pasi dyshohet se është autor i zjarrit në fshatin Llovinë, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori pë shtetasin M. B., 65 vjeç, banues në fshatin Qesorat, pasi dyshohet se është autor i zjarrit në fshatin Qesorat, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi të ndryshme.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë:

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe të Komisariateve në varësi të saj, të angazhuara maksimalisht për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve në territorin e qarkut Lezhë.

I vuri zjarrin një tokë kullotë, duke djegur kodrën e fahatit Mabë, Lezhë, procedohet penalisht në gjëndje të lirë për shkak të moshës 73 vjeçari.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin M.N.,73 vjeç, banues në Mabë, Lezhë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për të gjithë banorët dhe në vençanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqje kullosore, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Më shumë




spot_img








spot_img