Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
43 %
3.1kmh
40 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
22 °
Hën
20 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

EMRAT/Të shtënat te ish-Parku i Autobuzave, policia njoftim zyrtar: Janë plagosur me armë zjarri 2 persona, u dërguan menjëherë në spital

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka bërë me dije se nga të shtënat me armë zjarri në zonën e ish-Parkut të Autobuzave në Tiranë kanë mbetur të plagosur Aleksandër Nikolli, rreth 27 vjeç dhe Xhulio Vela, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Burime për mediat bëjnë me dije se dy të rinjtë janë plagosur pas një konflikti të çastit në një lokal, ku janë përdorur edhe armët.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img