Një shqiptar ka pranuar fajësinë në rolin e tij si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës dhe kanabisit në Britaninë e Madhe duke i dhënë fund gjyqit dhe hapur tashmë rrugën për vendimet e dënimit.
Mediat britanike bëjnë me dije se 54-vjeçari Kolë Lleshi ka pranuar rolin e tij në organizatë, së bashku me shtetasin britanik Gavin Ëoodley, por mohuan të ishin pjesë e një rrjeti më të gjerë, duke deklaruar se kishin kryer vetëm transportin.
Sasia e madhe “me blloqe kilogramësh” kanabis dhe kokainë po transportoheshin midis Londrës dhe Harrogate ku shiteshin në rrugë.
Allaman Tatariku dhe një shtetas anglez janë liruar nga akuzat. Ndërsa ish-punonjësi i restorantit në Harrogate, 38-vjeçari Ermal Biba, pritet të dënohet pasi është provuar pjesëmarrja e tij në këtë grup. Së bashku me të do të dënohet edhe 23-vjeçari Kladji Lleshi dhe 41-vjeçari Adam Sarkoëski.
51-vjeçari Dritan Lleshaj, i cili gjithashtu ishte pjesë e grupit, është dënuar tashmë dhe është deportuar në Shqipëri.