Policia ka shkatërruar një grup kriminal të formuar nga shqiptarë dhe kosovarë, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin vidhnin banesa në Ksamil.
Në pranga është vënë organizatori i vjedhjeve, Vangjel Pella, i cili është pronar i hotelit “Marinela” në Ksamil. Pella nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi më parë ka qenë i dënuar për pedofili.
Në pranga kanë rënë edhe Nderim Ndreca e Hile Memehaj, të dy nga Gjakova, të cilat ishin pjesëtarë të grupit kriminal, ndërkohë që është shpallur në kërkim Getoar Mulliqi, edhe ky nga Gjakova.
Arrestimet e këtyre personave janë bërë mëngjesin e sotëm, pasi janë mbledhur provat që implikonin të dyshuarit. Këta persona janë përgjegjës për disa vjedhje në banesat e Ksamilit, të organizuar nga Vangjel Pella.
Në foto: Vangjel Pella
