Hapësire reklamuese

Aktualitet

EMRAT/ Sherr me thika në Berat, dy persona përfundojnë në spital

Shkruar nga Newsbomb
EMRAT/ Sherr me thika në Berat, dy persona përfundojnë në

Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Berat. Dy persona janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin. Mësohet se shtetasi Artur Gjata dhe Ervis Kanani kanë marrë plagë të shumta dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit për të marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se 45-vjeçari Gjata ka xhelozuar, kur ka parë shokun e tij Ervis Kanani me të dashurën e vet dhe në këtë moment ka nisur dhe konflikti mes tyre. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur Policia e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të konfliktit mes dy shtetasve.

Njoftimi i Policisë:

Berat/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:15, janë paraqitur për mjekim në Spitalin Rajonal Berat shtetasit A.Gj., 45 vjeç dhe E.K., 37 vjeç, të cilët dyshohet se gjatë një konflikti me njëri-tjetrin janë goditur me mjet prerës (thikë).

Të dy shtetasit ndodhen në Spitalin Rajonal Berat, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu