Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

EMRAT/ Punëtori humbi jetën duke punuar në ndërtim, arrestohen 3 persona në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
EMRAT/ Punëtori humbi jetën duke punuar në ndërtim,

Policia ka arrestuar 3 persona në Durrës, pas humbjes së jetës së 53 vjeçarit Genci Spaho, i cili po punonte në një objekt në ndërtim në Spitallë.

Mësohet se në pranga kanë rënë Leonart Pula, Enea Xoxi dhe Rauf Kaci, të akuzuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit L. P., 44 vjeç, E. X., 56 vjeç dhe R. K., 58 vjeç, banues në Durrës, pasi për shkak të moszbatimit të rregullave të sigurisë në punë, në një objekt në ndërtim e sipër, në lagjen nr. 15, Durrës, gjatë punës ka gjetur vdekjen punëtori, shtetasi G. S., 53 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll