Hapësire reklamuese

Aktualitet

EMRAT/Policia njoftim zyrtar për operacionin e SPAK në Kadastrën e Tiranës: Janë arrestuar 3 persona dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër, pezullohet punonjësi i ASHK

Shkruar nga Newsbomb
EMRAT/Policia njoftim zyrtar për operacionin e SPAK në Kadastrën

Policia ka dhënë detaje për operacionin e SPAK në Kadastrën e Tiranës, ku u arrestuan 3 persona për “shperdorim detyre”.

Në pranga kanë rënë Gazmend Canaj, 49 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”;

Admir Burri., 44 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”;

Neritan Bablusha, 52 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”;

Gjithashtu është dhënë masa e sigurisë “detyrim paraqitje” për Neritan Bablusha, 52 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”;

B.H, 59 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike”;

G.B, 58 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike”, ndërsa është shpallur në kërkim “I.A”, për të cilin Gjykata ka vendosur cakatimin e masës së sigurimit personal me karakter shtërngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policine gjyqesore”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike”.

Për punonjësin e ASHK Panol At-Nikolla është dhënë urdhri për pezullimin nga detyra.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Ndërmjetësi”

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimit  Ekonomik dhe Finaciar në DVP Tiranë nën drejtimin e SPAK.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të Drejtorise Vendore të Policise Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në kuadër të Procedimit Penal të vitit 2021, pas një punë intensive disa mujore, finalizoi me sukses operacionin policor “Ndërmjetësi".

Në kuadër të operacionit u bë ekzekutimi  i urdhërave të lëshuar nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, e cila ka caktuar masë sigurimi personal “Arrest në burg” ndaj shtetasve:

Gazmend Canaj, 49 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”;

Admir Burri., 44 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”;

Neritan Bablusha, 52 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”;

Po në kuadër të operacionit u bë ekzekutimi i masës se sigurimit personal me karakter shtërngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqesore” ndaj personave nën hetim:

B.H, 59 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike”;

G.B, 58 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike”.

Gjithashtu, u bë ekzekutimi i masës së sigurimit personal me karakter shtërngues “Pezullimi i ushtrimit të detyres apo shërbimit publik” ndaj personit nën hetim:

Panol At-Nikolla, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyre punonjes i Drejtorisë Vendore të ASHK Tirane Rurale 2, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne fuksione publike” .

Si dhe u bë shpallja në kërkim policor i shtetasit me iniciale “I.A”, për të cilin Gjykata ka vendosur cakatimin e masës së sigurimit personal me karakter shtërngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policine gjyqesore”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike”.

Materialet proçeduriale i‘u kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në ngarkim të shtetaseve të sipërcituar, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne fuksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll